Rreth nesh

Diferencë, kualitet, siguri dhe jetëgjatesi me ne!

Kompania “EUROFISI” është themeluar në vitin (1995), pjesë të prodhimit të produkteve finale përmbanë fabrikën e cila ka një sipërfaqe prej (4000㎡) dhe me hapësirën përcjellëse të depos prej (5000 ㎡). Që nga ideja e themelimit të një fabrike të tillë dëshirë e pronarit ka qenë që të merret me prodhim dhe zgjerim të biznesit, dhe kështu pas një periudhe të gjatë dhe përvoje të fituar në shtetin e Austrisë që nga viti (1991 -1994), pronari I nderuar Z.Ismail Shallti,vendosi që atë përvojë ta shkëmbejë me idetë e fituara në vendëlindjen e tij, dhe të startojë në hapjen e lokalit të pavarur zejtar së pari për prodhimin e mobilieve kryesisht nga materiali i pare i drurit masiv, ku behej prodhimi i dyerve të hyrjes së shtëpive private, kuzhinave dhe mobilieve te ndryshme te realizuara deri në finesat e fundit me detaje te perkryera dhe me shumë përgjegjësi. Fillimi I këtij biznesi të nisur familjar nisi të funksionoj në hapa të vegjël së pari në punësimin e tre punëtorëve,ku me kohë pas një veprimtarie dhe rezultate të punës së suksesshme, pronari vazhdoi me rritjen e biznesit dhe përcjelljen e trendeve kohore dhe mobilizimin e saj.

Pronari vendos që të marrë hapa tjerë të zgjerimit të biznesit,ku në vitin (2004) vazhdoj të ndjekë dëshirën dhe pasionin e tij që kishte për prodhim, bëri hapjen e fabrikës së dytë, e cila ishte e determinuar të kryej funksionet për protektimin e gomave për vetura dhe automjeteve të rënda.Pas një veprimtarie të suksesshme me bizneset tashmë që ishin në funksion, duke percjellë trendet botërore the evropiane të prodhimit miret vendim që të vazhdojë përsëri në veprimtarinë e prodhimtarisë, kësaj radhe në prodhimin e materialeve termo-izoluese. Në vitin (2009-2010 )bëhet hapja e fabrikës për prodhimin e materialit ndërtimor, shumë të nevojshëm për aftësitë termoizoluese fabrika për prodhimin e stiroporit, në të cilën zgjerohet në rritjen e numrit të punëtorëve deri në pesëmbedhjetë punëtorë. Pas një arritje shumë të suksesshme në tregun vendor kompania synoi të zgjeroj tregun e shitjes edhe jashtë vendit duke përfshirë të gjitha shtetet e regjionit dhe më gjerë në shtetet e Europës Perëndimore, pas shtrirjes shumë të suksesshme në tregun e ndërtimtarisë me këto materiale duke parë kërkesat e shumta paraqitet nevoja për zgjërimin e prodhimit te të njëjtës fushë,dhe pas konsultimit të vazhdueshëm me stafin e suksesshëm dhe punëtor qe ka kompania jonë,duke marë për bazë analizën e tregut vendor dhe regjional, pronari vendos që të bëj hapjen e një fabrike të re e cila do të miret me prodhimin e rrjetave fasaduese,ky koncept I një ideje të tillë vie duke u bazuar që është e nevojshme dhe e të njejtës familje prodhimi i materialit të tillë,dhe është i lidhur ngushtë me materialet termoizoluese që tashmë janë në funksion.
Kështu kompania ‘’EuroFisi,, në vitin (2015) fillon punën në fabrikën e re për prodhimin e rrjetave fasaduese duke rritur numrin e punëtoreve në njezet të tillë, me këtë arrinë në trendet e kapaciteteve vijuese. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm me fabrikat e hapura tashmë në funksion lind nevoja për rritjen e prodhimit kështu duke u zgjeruar në hapjen e fabrikës së tret për prodhimin e ‘’Polisterolit të espanduar XPS,, dhe punëson mbi pesëmbëdhjet punëtorë. Në kompani tashmë janë të punësuar mbi njëqind punëtorë me një staf të nivelit të lartë menagjerial dhe profesionistë të fushës gjithmonë në synimin për rritjen e numrit të punëtoreve dhe zgjerimin e kompanisë në një nivel sa më të lartë të një së ardhme të afërt.

KOSOVO
Radivojc, 61000
+383 44 171 823

Copyright © 2021 Eurofisi Group. All rights reserved